KRONIKËSTAR CHANNEL

Shoferi s’i bindet postbllokut të policisë, përplaset me makinën e Burgjeve dhe një tjetër! Dy efektivë të plagosur

VLORË-Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, në zonën e Transballkanikes, pas një ndjekjeje nga policia që ka përfunduar me aksident zinxhir dhe dëme të konsiderueshme materiale.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip ML, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit në një postobllok policie, duke tentuar të largohet me shpejtësi. Në përpjekje për t’iu shmangur ndalimit, mjeti ka përplasur disa automjete, përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mjeti ML dyshohet se ka goditur edhe dy postoblloqe policie gjatë tentativës për t’u larguar, duke shkaktuar panik dhe kaos në rrugën Transballkanike, një prej zonave më të frekuentuara në qytet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar gjithashtu dëmtime në një shtyllë ndriçimi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur lehtë dy efektivë policie, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk raportohet për qytetarë të tjerë të lënduar.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i automjetit ML është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button