AKTUALITET

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Strasburgut: Konfirmoi se kemi…


Gjykata e Strasburgut vendosi sot që shteti shqiptar duhet të dëmshpërblejë brenda 3 muajve familjarët e viktimave të shpërthimit të ndodhur në Gërdec në mars të vitit 2008, të cilët kishin kërkuar dëmshpërblim nga shteti.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Shoqata e familjarëve të viktimave reagoi ndaj këtij vendimi duke e përshendetur atë. Ata thonë se Gjykata e Strasburgut vërtetoi se kanë të drejtë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjithashtu shoqata shton se duhet zbardhur dhe roli që ka pasur ministri i Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu në këtë ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Një sqarim për mediat

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

(në vend të një deklarate për shtyp)

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit mirëpriti sot vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Ne ndihemi të përligjur nga mbështetja që kjo gjykatë supreme i dha dy ankesave tona kryesore dhe konkretisht: Gjyqi penal nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen tonë të plotëdhe se autoritetet e hetimit dhe gjykimit kanë vonuar padrejtësisht zbardhjen e plotë të rolit dhe tëpërgjegjësisë penale të mundshme të ish Ministrit të Mbrojtjes. Tashmë Gjykata e Strasburgut na konfirmoi që kemi pasur të drejtë gjatë gjithë kohës kur drejtësia shqiptare na ka shpërfillur çdo kërkesë, përpara se ta merrte seriozisht vetëm drejtësia e sotme.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ne e mirëpritëm gjithashtu arsyetimin e Gjykatës së Strasburgut se tragjedia e Gërdecit, si në impaktin që ka pasur në historinë moderne shqiptare, ashtu edhe dhe për provat që tashmë janë të disponueshme, nuk është vetëm në interesin tonë, por edhe tëshoqërisë shqiptare, që të gjithë së bashku të mësojmë rrethanat e sakta në të cilat ndodhi ajo dhe çfarë roli ka pasur në të Z.Mediu.

Meqënëse gjatë ditës së sotme kemi konstatuar interpretime të ndryshme të kësaj çështjeje, e shohim të arsyeshme të sqarojmë dhe kërkojmë nga mediat përkatëse të reflektojnë mbi sa më poshtë:

  • Së pari, e drejta kryesore e fituar në këtë çështje është pjesëmarrja aktive e të dëmtuarve në procesin penal, duke kërkuar marrje provash, pyetje dëshmitarësh, e çdo gjë tjetër që palët e tjera në proces kanë të drejtë të ushtrojnë. Hetimi dhe gjykimi penal mund të jenë efektiv kur të gjithë palët përballen me njëra-tjetrën në një proces të rregullt që zbaton parimin e kontradiktoritetit;
  • Së dyti, vendimi i Gjykatës së Strasburgut vulosi faktin që kjo është një çështje e pastër juridike dhe jo politike ndaj askujt. Zbardhja e plotë e rolit të ish Ministrit të Mbrojtjes është detyrë e gjykatave vendase dhe pa realizuar këtë aspekt, shkelja e konstatuar nga Gjykata e Strasburgbut nuk riparohet;
  • Së treti,të respektohet plotësisht e drejta e Z.Mediu për prezumimin e pafajësisë. Që nga fillimi dhe deri në fund, kërkimi ynë lidhet me zbardhjen e të vërtetës dhe jo me hakmarrje;
  • Së katërti, tëkuptohet që dëmshpërblimet e dhëna nga Gjykata e Strasburgut nuk janë për humbjen e jetës, nuk zëvendësojnë asnjë drejtësi të mohuar dhe nuk janë as në fokusin e viktimave, por kjo është një mënyrë normale e të vepruarit të kësaj gjykate kur ajo konstaton se ata kanë kaluar në andralla procedurale, pa arritur të realizojnë të drejtat e tyre;
  • Së fundi, gjetjet dhe arsyetimi i Gjykatës së Strasburgut janë komplekse dhe me shumë interes për të vënë organet vendase të drejtësisë përpara një presioni pozitiv për të përmbushur të drejtat e ligjshme të familjarëve të viktimave dhe të plagosurve.

Gjejmë rastin që të shprehim vlerësimin tonë pozitiv për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion dhe Gjykatën e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin qënisën të plotësonin këto të drejta (rihapjen e çështjes dhe lejimin në parim të ushtrimit të rolit aktiv të familjarëve të viktimave në proces) që përpara se Gjykata e Strasburgut t’i theksonte ato në akt-gjykimin e sotëm.

Gjejmë rastin gjithashtu që të kërkojmë nga qeveria shqiptare që të pranojë këtë akt-gjykim si të drejtë dhe të mos shtyjë më tej procesin në Strasburg me ankime të mëtejshme të panevojshme. Gjykata e Strasburgut foli dhe tashmë të drejtat e theksuara nga ajo duhen përmbushur të plota, pa asnjë vonesë të mëtejshme, në emër të zbardhjes së një tragjedie që shteti shqiptar ua ka borxh shtetasve t’ua ofrojë që prej 15 vjetësh.

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit

Related Articles

Back to top button