Shoqërime protestuesish pas tubimit në Levan, në listë mes të shoqëruarve edhe deputeti i Fierit, Luan Baçi.
Një ditë pas protestës së opozitës në Levan, në kuadër të aktit të dytë të mosbindjes civile, policia ka nisur shoqërimin e protestuesve që në orët e para të mëngjesit. Deri më tani, janë shoqëruar në polici 15 persona, të akuzuar për bllokim të rrugës, ndërsa procesi i shoqërimeve vazhdon. Të ndaluarit janë kryesisht nga zonat e Fierit dhe Roskovecit, dhe mes tyre është edhe deputeti i opozitës, Luan Baçi.
Deputeti Baçi ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku i bën thirrje drejtuesve të policisë dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, të mos ushtrojnë presion ndaj demokratëve, duke theksuar se protesta ishte paqësore dhe e ligjshme.
Postimi i Luan Baçit:
“Drejtoria e policise Fier, ka “publikuar” (ne fakt e siguruam konfidencjalisht) listen e anetareve dhe drejtues te strukturave te partise demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kane filluar shoqerimet dhe presionet ndaj tyre!
Gentian Koçi!
Robert Marku!
Sali Isufaj!
Artur Alibeaj!
Mikel Hoxhaj!
Emiljano Paja!
Arben Driza!
Eduart Spaho!
Mikel Berisha!
Pandi Tole!
Durim Refiti!
Kastriot Plaka!
Alush Pasha!
Hebet Selimi!
Dritan Dogani!
Enver Plaka!
Ylli Plaka!
Luan Baçi!
I bej thirrje policise se pushtetit te Rames, drejtuesit vendor te policise ne Fier, drejtorit te pergjithshem te policise dhe ministrit Hoxha, mos luani me zjarrin, mos na provokoni, protesta ne Levan ishte e lugjshme dhe nuk ka ndodhur asnje incident, shume qytetare qe qarkullonin ne rruge u bashkuan me protesten dhe shperndarja u be qetesisht!
Ne qofte se ndaloni demokratet dhe beni presion mbi ta atehere protesta do te zhvendoset te drejtoria e policise, ose ne, ose ju!”