“Shoqja ime nuk ia doli”/ Jennifer Garner ‘shpërthen’ në lot: Vdiq gjatë zjarreve në Los Angeles
Aktorja e famshme, Jennifer Garner, ka shpërthyer në lot gjatë një interviste me gazetaren e MSNBC, Katy Tur, ku pranoi se humbi një mike për shkak të zjarrit në Los Angeles.
“Shoqja ime nuk ia doli me kohë. Jam e trishtuar për miqtë e mi. Pa menduar, mund të përmend njëqind prej tyre që humbën shtëpitë e tyre”, tha Garner.
Gjithashtu, aktorja iu bashkua vullnetarizmit për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit për zjarrfikësit që luftonin zjarret në Los Angeles.
Garner ka qenë ambasador i “Save the Children” për 15 vjet dhe është e përfshirë shpesh në disa organizata jofitimprurëse në zonë.
Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, bashkuan forcat gjatë Ditës së Falënderimeve për të ndihmuar në ushqimin e 2000 njerëzve të pastrehë në Los Angeles.
Më shumë se 100,000 njerëz deri më tani janë evakuuar nga zonat e prekura pasi zjarret vazhdojnë të rriten për shkak të erërave të forta. Zjarret shkatërruan rreth 30,000 hektarë tokë, duke lënë mijëra ndërtesa në gërmadha.