AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Shpejtësia dhe mosrespektimi i rregullave po sjellin më shumë aksidente në Fier këtë muaj” – Altin Dervishi, Shef i Policisë Rrugore

Qarku i Fierit ka rezultuar më i prekuri nga aksidentet rrugore, ku vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar 16 ngjarje, nga të cilat 3 persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur. Shpejtësia, sipas policisë, është vetëm një nga shkaqet e këtyre aksidenteve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Shkaqet, pas një analize që kemi bërë, janë mosrespektimi i normave të shpejtësisë, pozicionimi i gabuar në karrexhatë, parakalimi i rrezikshëm dhe fluksi i shtuar i automjeteve krahasuar me vitet e kaluara”, shprehet Altin Dervishi, shef i Sektorit të Policisë Rrugore të Fierit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ai ka identifikuar edhe zonat më problematike:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • “Pushimi i Shoferit”
  • Kryqëzimi i Savrës
  • Aksi Savër–Çermë
  • Rrethrrotullimi Savër–Ura e Kuçit
  • Kryqëzimi i Vajkanit
  • Rrethrrotullimi Parku–Qendër
  • Segmenti Qendër–QTU

“Në këto akse, kontrollet kanë qenë të pandërprera, me shërbime të shtuara dhe patrulla të dedikuara”, shton Dervishi.

Reklama në FieriWeb

Ai ngre shqetësimin edhe për fenomenin e drejtimit të automjeteve nga adoleshentët, duke apeluar për angazhim më të madh të prindërve që të mos lejojnë fëmijët të marrin timonin.

Për të parandaluar aksidentet, Policia Rrugore në 25 ditët e para të gushtit ka vendosur 6,088 gjoba për shkelje të ndryshme rrugore. Numri i gjobave sipas shkeljeve:

  • 4,185 për shpejtësi tej normave
  • 416 për parakalim të gabuar
  • 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
  • 122 për mosvendosje të rripit të sigurimit
  • 196 për mungesë të kasës mbrojtëse
  • 12 për përdorim celulari në timon
  • 328 për parkim të gabuar
  • 789 për shkelje të tjera

Ky statistikë dhe shqetësim i policisë nënvizon rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të ruajtur sigurinë në rrugët e qarkut të Fierit.

Related Articles

Back to top button