KRONIKËSTAR CHANNEL

Shpejtësia e lartë shkakton përplasje me furgonin e mallrave në aksin Fier-Levan, plagoset drejtuesi i motorrit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan, ku një motomjet është përplasur me një furgon mallrash. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i distancës nga ana e furgonit.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related Articles

Back to top button