MJEKSIASTAR CHANNEL

Shpërfytyrim në emër të bukurisë! Mjekët dermatologë tregojnë trendin shqetësues, po prek edhe moshat e vogla

Nëse del në rrugët e Tiranës, dhe jo vetëm, sheh vajza të reja të cilat kanë kryer ndërhyrje estetike për t’u zbukuruar, por janë bërë të gjitha njësoj.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Mjekët profesionistë dermatologë shprehen të shqetësuar, pasi kjo nuk është vetëm një modë, por ndërhyrjet po kryhen vend e pa vend.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Kur vijnë vajzat tek ju, çfarë kërkojnë?

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Dr. Erjona Shehu, mjeke dermatologe: Unë do t’ju përgjigjem me një kundërpyetje: kush janë portretet më të dashura në showbizin botëror? Janë volumet. Është dëshira për të rënë në sy dhe tiparet me volum janë ato që bien në sy. Dhe volumet janë problemi më i madh sot. Për këtë, po përpiqemi që volumet të jenë në harmoni me fizionominë e pacientit, të paekzagjeruara, në harmoni me stilin e jetesës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Fatkeqësisht, ky trend po tundon edhe vajzat e vogla.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Cila është mosha më e re që ka ardhur tek ju dhe çfarë kërkoi?

Dr. Erjona Shehu: Ka qenë 17 vjeç. Më kërkoi fryrje të buzëve, apo lip filler, siç quhet rëndom. M’u desh t’i shpjegoja që ajo është në rritje, volumet nuk janë zhvilluar ende, është në ndryshime hormonale dhe duhet t’i japim kohë. Kërkesat e tyre janë të çuditshme: që nga “nuk më pëlqen hunda”, “dua të ndryshoj mjekrën”, apo “cepët e nofullave”.

Edhe pse mjekët profesionistë nuk i plotësojnë dëshirat e pacienteve që kërkojnë mbushje përtej limiteve mjekësore, në Shqipëri gjen plot klinika – madje të licencuara ose jo – që kanë krijuar dëme, shpesh edhe të parikuperueshme.

Prof. Dr. Monika Fida, mjeke dermatologe, QSUT: Ne hasim çdo ditë paciente që vijnë për të korrigjuar dëme të pësuara gjatë një procesi, por ka edhe nga ato me dëme të parikuperueshme. Efektet anësore janë nga më të thjeshtat deri tek ato të komplikuara si edema, trauma…

Profesionistë të dermatologjisë në Shqipëri, por edhe profesorë të njohur nga vende të ndryshme të botës, janë mbledhur në kongresin e katërt, ku kanë diskutuar mbi të rejat më të fundit në fushën e dermatologjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button