KRONIKË

Shpërndanin doza të drogërave të forta, pranga dy turistëve anglez në Dhërmi


Dhërmi, Himarë/ Kapen dhe vihen në pranga dy turistë të tjerë nga Anglia, të cilët kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 6”, nga Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit anglez që shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sekuestrohen 37 doza të lëndës narkotike GHB (Gamma- hydroxybutyrate).

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas të huaj të ardhur si turistë në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 6”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit anglez:

-G. S., 38 vjeç dhe R. B., 28 vjeç, të dy banues në Londër.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lëndë narkotike të llojit GHB (Gamma- hydroxybutyrate), të ndarë në 37 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Strukturat e Policisë në qarkun Vlorë janë të vendosura për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri, që kryhet si nga shtetas shqiptarë, por dhe nga shtetas të huaj që vizitojnë vendin tonë, si dhe për të garantuar rendin, sigurinë dhe një ambient sa më të qetë gjatë sezonit turistik veror.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞

Related Articles

Back to top button