KRONIKË

Shpërndante kokainë në qytet, vihet në pranga 26 vjeçari në Fier (EMRI)


Fier

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tabacino”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Operacioni nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Fier.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vihet në prangat e Policisë 26-vjecari, që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.Në Fier, gjatë operacionit “Tabacino” u arrestua në flagrancë shtetasi Arsen Mete

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë e ndarë në 88 doza gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për një shtetas që në dyqanin e tij tabakino, posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta në doza, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Tabacino”. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “11 Janari”, Fier, në dyqanin tabakino në pronësi të shtetasit A. M., si edhe më pas gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën në total dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë narkotike kokainë, 40 grirëse bimore si ato që përdoren për përgatitjen e lëndës narkotike kanabis sativa, qeska dhe sende të tjera që përdoreshin për përgatitjen dhe shitjen e lëndës narkotike të llojit Kokainë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Back to top button