KRONIKËSTAR CHANNEL

Shpërndarësi i picave goditet nga një makinë në mes të Lushnjës, 30-vjeçari përfundon në spital

Një shpërndarës picash ka përfunduar në spital i lënduar këtë mbrëmje në Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin e palmave ku një shpërndarës picash ishte duke kaluar në bulevard me motoçikletë me targa AV 450 ndërsa mjeti tip Ford me targa AA 599 VH po dilte nga një parking.

Duke pasur shikimin e kufizuar dhe duke dalë me indjetro, drejtuesi i mjetit tip Ford nuk e ka vënë re motoçiklistin. Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës një i ri rreth të 30-ve dhe është dërguar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Policia në vendngjarje ka disiplinuar trafikun në këtë pjesë shumë të frekuentuar të qytetit ndërsa grupi hetimor po dokumenton ngjarjen. Është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit tip Ford për të sqaruar rrethanat nën të cilat ndodhi aksidenti.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button