SHPËRTHEN BOMBULA E GAZIT NË ROSKOVEC, PLAGOSET RËNDË 75-VJEÇARJA – DËMTOHET NJË KAT I BANESËS

Një shpërthim i bombulës së gazit ka tronditur mëngjesin e sotëm një banesë në qytetin e Roskovecit.
Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jeton çifti i të moshuarve, ndërsa sipas të dhënave paraprake, bombula ka shpërthyer aksidentalisht në momentin që 75-vjeçarja Naile Sopiku po ndizte sobën me gaz.
Si pasojë e shpërthimit, Naile Sopiku ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e fytyrës. Ajo është marrë në kujdes mjekësor, ndërsa fatmirësisht gjendja e saj nuk raportohet e rëndë.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë, duke dëmtuar rëndë dhe pjesërisht shkatërruar një kat të saj.
Pas ngjarjes, në ndihmë të të moshuarve kanë shkuar fqinjët dhe të afërmit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat po verifikojnë rrethanat e incidentit.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të jetë shkaktuar nga shpërthimi aksidental i bombulës së gazit.




