KRONIKËSTAR CHANNEL

Shpërthen në ecje një automjet në Gjirokastër, plagosen dy persona

GJIROKASTËR – Dy persona kanë mbetur të dëmtuar mbrëmjen e sotme, pas shpërthimit të një automjeti tip “Benz” në bulevardin “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në momentin kur automjeti, në pronësi të shtetasit B. D., ka qenë në lëvizje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në vendin e incidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun e incidentit. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button