AKTUALITET
SHPËRTHEN PROTESTA, tym e flakë te Kryeministria, protestuesit sulmojnë me molotov dhe konfrontohen me policinë
Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tre qëllimeve të tyre: Zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi nga burgu i Sali Berishës.
Me grumbullimin e deputetëve të opozitës dhe liderëve të opozitës, kanë nisur dhe shtyrjet e para fizike mes protestuesve dhe policisë të vendosur në gardh para Kryeministrisë.
Ishin fillimisht deputët e PD të cilët u përplasën fizikisht me uniformat blu që përbënin koordonin te selia qevetaritare.
Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës