KRONIKËSTAR CHANNEL

Shpërthim brenda perimetrit të sigurisë së burgut të Fushë-Krujës, dyshohet për lëndë plasëse! Reagon policia

Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure brenda perimetrit të sigurisë së burgut të Fushë-Krujës çka ka ngritur në këmbë forcat e rendit dhe ka alarmuar strukturat e sigurisë penitenciare.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45, kur në sallën operative të policise Tiranë u raportua për një shpërthim të fuqishëm pranë ambienteve të burgut. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e Policisë dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Burime për gazetaren e Top Channel Dorjana Bezat bëjnë me dije se, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se është përdorur një sasi e vogël tritoli. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ndërkohë, kamerat e sigurisë së institucionit po administrohen nga grupi hetimor dhe pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motivit të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Policia vijon punën në terren, ndërsa hetimet po udhëhiqen nga Prokuroria e Krujës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button