KRONIKËSTAR CHANNEL
Shpërthim me tritol në banesën e deputetit Xhelal Mziu në Kamëz
Kamëz — Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në portën rrethuese të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në Kamëz.
Sipas pamjeve dhe raportimeve të para, nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e jashtëm të banesës dhe disa automjete të parkuara brenda oborrit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Banorët e zonës thanë se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe që ka shkaktuar panik.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ekspertët e kriminalistikës po kryejnë punën për mbledhjen e provave dhe përcaktimin e lëndës plasëse. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar autorët dhe motivin e sulmit, ndërsa prokuroria pritet të marrë në dorë materialet hetimore.




