KRONIKËSTAR CHANNEL
Shpërthim tritoli në një lokal në Lungomare, shkaktohen dëme të shumta materiale

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një lokal në Lungomare mëngjesin e kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur në orën 06:00, ku në zonën e Lungomares është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Në mjediset e një bari (lokal) në verandë është vendos një sasi tritoli e cila ka shpërthyer duke sjellë deme të konsiderueshme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke marrë në pyetje pronaren e lokalit.
“Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.