KRONIKË

Shpërthimi me tritol në Radhimë, lokali pothuajse i rrafshuar, ishte marrë pak kohë më parë me qera nga një person nga Elbasani


Një sasi tritoli i është vënë restorantit “Odeon2” që ndodhet në Radhimë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ngjarje e ndodhur kjo në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Burime bëjnë me dije se në ambientet e lokalit, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi kanë qenë duke fjetur 4 punonjës, që fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Një prej pronarëve të lokalit, Sidrit Shabani, është kunati i Florenc Shabanit, i marrë në pyetje për një vrasje të dyfishtë që ka ndodhur në Elbasan, atë të Gentjan dhe Nezir Beqirit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Burime bëjnë me dije se sasia plasëse është vendosur në tualetin e lokalit, dhe më pas shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, duke shkatërruar xhamat e biznesit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button