AKTUALITETKRONIKË

Shpërthimi në magazinën e deputetit në Lushnje me dy viktima, GJKKO zbut qëndrimin edhe ndaj një tjetër të dyshuari


Pasi hoqi masën e pezullimit nga detyra për një kryeinspektor në Lushnjë, i hetuar për shpërthimin në biznesin e deputetit Bujar Çela, gjykata e Posaçme ka zbutur qëndrimin dhe për një tjetër të dyshuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Anila Hoxha raporton për Top Channel se gjykata pas kërkesës së Eugert Sinës më datën 14.06.2024, për shuarje të masës së sigurimit personal vendosi ta pranojë pjesërisht kërkesën e tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjyqtari  Erjon Bani, me vendimin Nr. 368, vendosi konstatimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Proçedurës Peanle, caktuar ndaj personit nën hetim Eugert Sina, me vendimin Nr.62-2024-1217, datë 05.03.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Fier, miratuar me vendimin nr.24, datë 18.03.2024, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr.19(87-2024-132) datë 16.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi”, deklaroi gjykata antikorrupsion.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button