BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Shpërthimi në qendër të Athinës, bomba ishte futur në një çantë shpine! Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Athinës, duke dëmtuar zyrat e kompanisë hekurudhore greke, Hellenic Train.

Pamjet e kamerave të sigurisë të mundësuara nga CCTV tregojnë momentin dramatik kur një bombë shpërtheu jashtë një blloku zyrash. (Klikoni për të parë videon)

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sipas autoriteteve, çanta e shpinës që përmbante eksploziv ishte lënë jashtë godinës dhe shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, por pa viktima apo të lënduar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia tha se një telefonatë anonime është bërë në media greke, duke paralajmëruar për sulmin, përpara shpërthimit.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është konfirmuar, por ngjarja ka ndodhur në një periudhë të tensionuar për shkak të një tragjedie hekurudhore vitin e kaluar, ku humbën jetën 57 persona.

Ministri i Transportit i Greqisë, Christos Dimas, e ka dënuar ashpër shpërthimin, duke e cilësuar si një “akt kriminal” që ka rrezikuar jetën e shumë njerëzve në një zonë të populluar të Athinës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ai shtoi se “asgjë nuk e justifikon terrorizmin, asnjë akt dhune nuk sjell drejtësi,” dhe theksoi se autoritetet dhe gjyqësori do të merren me çështjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button