Shpëtojnë paq dy të rinjtë në aksidentin e rëndë në Rrugën e Arbrit
Dy të rinj janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë.
Burime bëjnë me dije se automjeti që lëvizte në rrugën e Arbrit doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, por vetëm me dëmtime të lehta për dy të rinjtë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit.
Sipas informacioneve nga terreni në vendin ku ndodhi aksidenti mungojnë barrierat metalike anësore, e po ashtu ka deformime asfalti, çka e tregojnë edhe ndërhyrjet e fundit që janë bërë në të. Në të gjithë Rrugën e Arbrit segmenti më problematik mbetet ai që kalon përmes Njësisë Administrative Xibër, në Bashkinë Klos pasi ka deformime të shumta si ulje të trasesë të cilat vënë në rrezik jetën e përdoruesve të kësaj rruge.