AKTUALITET

Shqipëria bën të detyrueshëm regjistrimin e dronëve! Jo me fluturime pa leje, pa rezervim dhe pa certifikatë aftësie


Vitin e ardhshëm, përdorimi i dronëve në Shqipëri nuk do të jetë një aktivitet i pakontrolluar. Për të fluturuar një dron nuk do të mjaftojë vetëm pasja e pajisjes teknologjike por do të duhet edhe një certifikatë aftësie, një numër identifikimi dhe madje edhe një orar i rezervuar për fluturimin

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vitin e ardhshëm, përdorimi i dronëve në Shqipëri nuk do të jetë një aktivitet i pakontrolluar. Për të fluturuar një dron nuk do të mjaftojë vetëm pasja e pajisjes teknologjike por do të duhet edhe një certifikatë aftësie, një numër identifikimi dhe madje edhe një orar i rezervuar për fluturimin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kjo u bë e ditur nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Ethemaj. Kjo iniciativë për regjistrimin dhe kontrollimin e përdorimit të dronëve merret për të shmangur dëmet që mund të shkaktojë në popullatë përdorimi i pakontrolluar i tyre.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Vitin tjetër do fillojë regjistrimi i dronëve, vendosja e kodit unik të dronit, vendosja e ‘flyer id’ të dronit. Për të fluturuar një dron duhen plotësuar disa kushte ku operatori i dronit duhet të ketë një lloj aftësie. Që të marrësh një licencë për të operuar një dron duhet të kalosh në një kurs dhe test të shkurtër. Do të bëjmë një platformë vizuale ku çdo operator droni duhet të rezervojë fluturimin” deklaroi Ethemaj

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button