AKTUALITET

Shqipëria ”blindon” ajrin/ Do të blihen dronë, sistem mbrojtje ajrore e helikopterë


Shqipëria do të vijojë të armatoset edhe në vitin 2025.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas të dhënave në projektbuxhet, në fondin e ministrisë së mbrojtjes do të jenë rreth 180 milionë lekë për të blerë dronë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Avionët pa pilot do të jenë të armatosur së bashku me sistemet e komandimit dhe kontrollit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Tashmë në bazën e natos në Kuçovë janë vendosur 6 avionet e parë të blerë nga Turqia, ndërsa në vizitën në Tiranë presidenti Erdogan deklaroi se do ti dhurojë shqipërisë dronë të tjerë kamikazë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nuk është vetëm shqipëria por edhe vendet e rajonit kanë shtuar kapacitetet ushtarake ajrore.

Një tjetër financim do të jetë edhe mbrojtja ndaj sulmeve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kështu parashikohet vijimi i projektit të sistemit antiajror në rang kombëtar me një vlerë prej 271 milionë lekësh, por që parashikohet të zgjasë deri në 2027 me një total prej 20 miliardësh.

Rritja e kapaciteteve nuk do të ndalet me kaq. Shqipëria parashikon të blejë Helikopter uh 60 black hawk edhe vitin e ardhshëm.

Shuma në këtë rast shkon në 6 miliardë e 600 milionë lekë.

Në këtë mënyrë do ti shtohet edhe helikopterëve të blerë më parë.

Një tjetër risi do të jetë Blerje avionesh me krahe shumë përdorimësh.

Janë 1 miliardë e 300 milionë lekë që parashikohen të investohen.

Përdorimi i tyre do të jetë si për shuarjen e flakëve por edhe për tu ardhur në ndihmë personave të mbetur në zona të thella

Related Articles

Back to top button