AKTUALITETSTAR CHANNEL

Shqipëria do të prodhojë anije luftarake në Pashaliman, Rama firmos marrëveshjen me gjigantin italian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një vizitë në Vlorë, ku ndalesa e parë ishte në bazën detare të Baza Detare e Pashalimanit. Aty u finalizua një marrëveshje strategjike për prodhimin e anijeve luftarake në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Marrëveshja është nënshkruar mes KAYO sh.a. dhe Fincantieri, një nga kompanitë më të mëdha në botë në industrinë e ndërtimit të anijeve. Bashkëpunimi parashikon që në bazën e Pashalimanit të prodhohen mjete lundruese ushtarake, fillimisht për nevojat e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe më pas edhe për eksport në tregjet ndërkombëtare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas planit të prezantuar, nga muaji shtator baza e Pashalimanit do të nisë një transformim të plotë. Krahas funksionit të saj ushtarak, aty do të realizohen investime të rëndësishme në infrastrukturë, me synimin për ta shndërruar në një qendër moderne të prodhimit të anijeve luftarake për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ky projekt synon ta pozicionojë Shqipërinë si një qendër të re rajonale për industrinë e ndërtimit të mjeteve lundruese ushtarake.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button