Shqipëria kryeson rajonin në politikë dhe qeverisje, sipas raportit ndërkombëtar BTI 2026

Shqipëria renditet në vendin e parë në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen, sipas raportit më të fundit të indeksit të Bertelsmann Stiftung (BTI 2026), një nga vlerësimet më të rëndësishme globale për demokracinë dhe zhvillimin.
Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria ka arritur 7.70 pikë në transformimin politik, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut (7.65) dhe Malin e Zi (7.40). Më tej në renditje janë Kosova (6.90), Bosnja dhe Hercegovina (5.95) dhe Serbia (5.18).
Në treguesin e qeverisjes, vendi mban sërish vendin e parë në rajon me 6.71 pikë, duke tejkaluar Maqedoninë e Veriut (6.07) dhe Malin e Zi (5.90), ndërsa vendet e tjera renditen më poshtë.
Ndërkohë, në transformimin ekonomik, Shqipëria renditet në vendin e tretë me 7.11 pikë, pas Malit të Zi (7.50) dhe Maqedonisë së Veriut (7.18), por para Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kosovës.
Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung publikohet çdo dy vite dhe analizon cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në 137 vende të botës. Raporti për BTI 2026 mbulon periudhën nga 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025 dhe bazohet në analiza të detajuara të përgatitura nga qindra ekspertë ndërkombëtarë.
BTI 2026 – Klasifikimi i Europës Juglindore
1. Transformimi Politik
🔵 Shqipëria — 7.70
▫️ Maqedonia e Veriut — 7.65
▫️ Mali i Zi — 7.40
▫️ Kosova — 6.90
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 5.95
▫️ Serbia — 5.18
2. Transformimi Ekonomik
▫️ Mali i Zi — 7.50
▫️ Maqedonia e Veriut — 7.18
🔵 Shqipëria — 7.11
▫️ Serbia — 6.79
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 6.57
▫️ Kosova — 6.21
3. Qeverisja
🔵 Shqipëria — 6.71
▫️ Maqedonia e Veriut — 6.07
▫️ Mali i Zi — 5.90
▫️ Kosova — 4.81
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 4.03
▫️ Serbia — 3.96




