POLITIKËSTAR CHANNEL

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë”/ Rama: Ju që merreni me asimetrinë e hundës time, kjo shenja është nga tentativa për të më hequr nga faqja e dheut

Kryeministri Edi Rama ka folur për arritjet e Shqipërisë dhe sfidat e vendit, ndërsa gjatë fjalës së tij është ndalur edhe te komentet për pamjen e tij fizike.

Reklama në FieriWeb - “”

Rama tha gjithashtu se Shqipëria sot është më e vlerësuar ndërkombëtarisht dhe se vendi ka më shumë mundësi për zhvillim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Nuk na mjaftojnë ato që janë bërë. Nuk na mjafton krahasimi nga u nisëm, etj. Unë jam shumë optimist për këtë. Dua që të mos harroni një gjë të gjithë: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, kurrë më e vlerësuar ndërkombëtarisht, nuk ka qenë kurrë më e mbështetur në mundësi reale për të bërë më shumë dhe kjo ka një arsye themelore. Sepse Shqipëria nuk ka qenë më një vend në shitje, ose i shitur. Nuk ka vend në shitje ose të shitur që respektohet ndërkombëtarisht dhe që rritet çdo ditë, pavarësisht që duhet të rritet më shumë e më shpejt. Të gjitha përpjekjet i kemi bërë dhe do t’i bëjmë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

A se kam edhe një merak tjetër që merren me këtë asimetri këtu. Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do e mbajë gjatë gjithë jetës nga një tentativë që kanë tentuar të më heqin nga faqja e dheut, nga vendi ku jam lindur e ku jam rritur. Edhe kur s’kisha asgjë në dorë, doja të jetoja në një vend që të rrinte drejt. Në një vend që të mos i bënte bijtë e vet të ulnin kokën kur i pyesnin: ‘Nga je?’. Nuk ju vë faj ju që i bëni thirrje hundës time duke i qarë hallin për mallin e keq që ka marrë. Jeni shumë më të rinj se ajo histori dhe unë nuk jam këtu për të treguar historinë time. Nëse ka një histori timen që unë një ditë do e tregoj, do të jetë historia e gjërave që nuk i kam bërë dot”, tha Rama.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button