Shqiperia shpallet vendi me i mirë per t’u vizituar këtë vit

Një mori destinacionesh u renditën bazuar ne
sigurinë, perballueshmërine ekonomike, klimën dhe angazhimin në mediat sociale dhe Shqipëria u
rendit né krye té listes
Vendi me i mire per t’u vizituar kete vit? Me kaq
shume qytete interesante per t’u eksploruar dhe gjëra
te reja argetuese per te bërë, ky eshtë një titull mjaft i veshtire per t’u dhënë, por platforma HelloSafe ia ka arritur te rendise destinacionet me te mira per vitin 2025.
Kompania ka analizuar një mori vendesh dhe u ka dhënë atyre një rezultat të përgjithshëm, bazuar në sa të sigurta dhe të përballueshme janë, angazhimin në mediat sociale dhe si performojne në një indeks klimatik bazuar në reshjet dhe temperaturën ideale.
Në krye të listës me një rezultat prej 75.8 eshtë
Shqipëria, i cilësuar si vendi i bukur mesdhetar që ësht bërë një alternative e preferuar ndaj Greqisë dhe Kroacisë gjatë viteve të fundit. Plazhet janë aq të bukura, sa bregdeti i Shqiperisë ishte destinacioni kryesor i preferuar ne Europë për vitin 2025, sipas këtij raporti.
VVendet qe ia vlen te vizitohen perfshijne Ksamilin, nje
“gershetim gjiresh, ishuj ne miniature, kepe të
pyllezuara dhe laguna që shkëlqejne ne diellin e vonë
te pasdites”, dhe Gjirin e Dafines, nje rezervat natyror
i mbrojtur ne gadishullin e Karaburunit.
Megjithatë, rajonet e brendshme te Shqipërisë janë
gjithashtu spektakolare. HelloSafe e quajti viziten ne luginen e ruajtur te Thethit, ne rajonin alpin të
Shqiperisë, si nje nga gjerat me te mira per të bërë këtë vit. Eshtë një zone e mbushur me kullota alpine,
pyje të dendura pishe dhe liqene, te gjitha me nje
sfond mbresëlënës majash të mprehta.
Kolumbia zuri vendin e dyte me nje rezultat 72.2, dhe
Laosi zuri vendin e tretë me 71.9.
Vendet me te mira per t’u vizituar kete vit:
Shqipëri
Kolumbi
Laos
El Salvador
Serbi
Arabi Saudite
Kazakistan
Butan
Bahrein
Guatemala
Mongoli
Armeni
Porto Riko
Gana
Uruguai
Andorra
Tanzani
Samoa
Moldavi
Sri Lanka