AKTUALITETSTAR CHANNELVISIT ALBANIA

“Shqipëria, tërheqëse për pushime”/ Revista amerikane: Çmime ekonomike dhe natyrë të veçantë

Shqipëria është transformuar në  një nga destinacionet evropiane kryesore, për pushime në  plazh dhe ecje në natyrë. Revista amerikane “Quartz” e rendit vendin tonë në listën e 10 destinacioneve ndërkombëtare më të përballueshme, falë bregdetit, maleve dhe kostove të ulëta.

Sipas medias amerikane Shqipëria spikat veçanërisht për kostot e ulëta ku  Akomodimet në “Airbnb” kushtojnë rreth 50 dollarë nata, dreka mund të gjenden për më pak se 10 dollarë, duke e bërë vendin shumë më të përballueshëm se  Greqia dhe Mal të Zi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shtimi  i linjave të fluturimit e ka bërë më të arritshme Shqipërinë për turistët amerikanë. fluturime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, me një ndalesë përmes Romës, Vjenës ose Stambollit e bëjnë udhëtimin relativisht të përballueshëm sipas revistës  me çmimin total të biletës vajtje-ardhje që zakonisht mbetet nën 1 000 dollarë.

Në jug të vendit, Riviera Shqiptare në bregdetin e Jonit vazhdon të jetë një nga pikat më të kërkuara nga turistët sezonit veror. Plazhet me ujë të pastër, gjiret natyrore dhe peizazhet e paprekura po e pozicionojnë këtë zonë si një alternativë ndaj destinacioneve më të njohura, por më pak zhvillim urban dhe më pak turizëm masiv.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Por nuk është vetëm kjo, në zonat malore të vendit, Shqipëria ofron një dimension tjetër të turizmit: atë të vërtetës dhe aventurës. Shtigjet malore, zonat e thella dhe peizazhet e larta po bëjnë stërvitjen e shumë vizitorëve të interesuar për ecje, çiklizëm malor dhe turizëm aktiv gjatë gjithë vitit.

Udhëtarëve që zgjedhin Shqipërinë i rekomandohen edhe vizitat në qytetet historike  të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s  si Berati e Gjirokastra.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button