BOTASTAR CHANNELVISIT ALBANIA

“Shqipëria, vend i sigurt për turizëm”/ Lonely Planet: Vizitoni një vend me bukuri të veçanta natyrore dhe histori të lashtë

Shqipëria është një vend me atraksione të veçanta turistike e mbi të gjitha i sigurt për turistët e huaj. Revista e mirenjohur britanike e dedikuar per turizmin i ka kushtuar vendit tone nje artikull te gjate ku i rekomandon  shtetasve të huaj që të eksplorojnë natyrën shqiptare.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Shqipëria ka një shkallë krimi më të ulët se ajo e Kanadasë shkruan “Lonely Planet’  dhe popullohet me turistë çdo verë – duke pasur parasysh plazhet e saj të mrekullueshme, dhe qytetet “muze” të listuara në UNESCO.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në artikull  thuhet  se reputacioni i keq për Shqipërinë përsa i përket sigurisë  është i pamerituar dhe i pavertete.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shume turiste të cilat e kanë eksploruar këtë vend të vetme nuk e shohin Shqipërinë më të rrezikshme se ndonjë vend tjetër në Evropë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërsa vlerësohen rrugët lidhëse dhe , autostradat kryesore të cilat janë të mirëmbajtura. Ndërsa turistët mund të eksplorojnë disa qytete brenda pak kohe  me autobusë ose me taxi ku së fundmi ka nisur të përdoren shumë ato elektrike.

Periudha e verës konsiderohet edhe si piku përsa i përket fluksit të  turistëve të huaj.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Lonely planet thotë se Vendi po zhvillohet gjithashtu si një destinacion verërash, veçanërisht rreth qytetit qendror shqiptar të Beratit për të gjithë ata që janë të apasionuar me degustimin.

Ndërsa përgjatë Rivierës shqiptare, ushqimi është i ngjashëm me atë që do të gjeni në Itali apo Greqi.

Historia shqiptare cilesohet  magjepsese me figura të njohura botërore si Nënë Tereza, një shqiptare e lindur në Maqedoninë e Veriut –Skënderbeu, heroi kombëtar që mbrojti vendin kundër Perandorisë Osmane për disa dekada – apo dhe rreth Enver Hoxhës, ish-diktatorit të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button