AKTUALITETSTAR CHANNEL

Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton 2 fëmijë nga mbytja në lumë

Një emigrant shqiptar është kthyer në hero në Greqi, pasi ka shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin në lumin Arahthos, në zonën e Neohorit, Artë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, kur katër fëmijë u afruan pranë lumit dhe dy prej tyre u futën në ujë. Pas pak, ata u zhdukën nga pamja, duke shkaktuar panik tek shokët e tjerë, të cilët njoftuan për ndihmë në një lokal pranë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Mes personave që reaguan menjëherë ishte edhe Ledian Goga, një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në zonë. Pa hezitim, ai hoqi rrobat dhe u hodh në ujë për të shpëtuar fëmijët. Duke përshkruar momentet dramatike, ai tregoi me lot në sy se u zhyt disa herë në ujërat e thella të lumit për të nxjerrë fëmijët, të cilët më pas u dërguan pa ndjenja në spitalin e Artës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Isha në kafene. Një fëmijë erdhi me motor dhe bërtiti ‘ndihmë, dy fëmijë po mbyten në lumë!’ Pa menduar dy herë, vrapova. Hipa në makinë dhe shkova në vendngjarje. Kalova nëpër kallamishte, kontrollova – nuk pashë asgjë. Hipa në një varkë me disa të tjerë. U zhyta një herë – asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më thellë, rreth tetë metra. Atje e pashë. Fëmija ishte shtrirë, i palëvizshëm, me një fytyrë të nxirë, krahë dhe këmbë të hapura. Ishte sikur të kishte vdekur. E kapa, e nxora me forcë. Dhe pastaj dëgjova se e kishin parë edhe të dytin. U zhyta përsëri, dy dhe tre herë. E gjeta. Ishte me shpinë në fund. Kur e nxora lart, po i rridhte gjak nga hunda dhe goja. U frikësova”, thotë ai me zë të mbytur.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ai nuk i njihte fëmijët, megjithatë, ai u hodh në ujë sikur të ishin fëmijët e tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

“Njëri ishte mosha e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Jam i huaj, por jam qenie njerëzore. Bëra atë që do të bënte çdo baba. Po mendoj vetëm për fëmijët. Shpresoj të jetojnë. Dhe tani fëmijët e mi po qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…” tha ai duke shpërthyer në lot.

Mjekët bënë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i mbajtur fëmijët në jetë, dhe pavarësisht minutave të gjata pa oksigjen, ndodhi një mrekulli. Ata u transferuan me urgjencë në spitalin universitar të Rios, në Patra, ku gjendja e tyre mbetet serioze. Njëri prej fëmijëve ka pësuar edemë në tru, ujë në mushkëri dhe frakturë në qafë.

Ndërkohë që edhe vetë shqiptari ka mbetur i plagosur pasi ka thyer këmbën gjatë përpjekjes ekstreme për të nxjerrë fëmijët nga fundi i lumit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button