Shqiptari u fut në avionin amerikan me armë të mbushur, dalin pamjet e momentit të arrestimit të 53-vjeçarit

Të hysh me armë të mbushur brenda në avion në SHBA duket si skenar filmash ditët e sotme, por ja një shqiptar ka arritur ta realizojë këtë, por që fundi dihet, i arrestuar. Ai është Besnik Ismajlaj, 53 vjeç.
Shqiptari kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën.
Videoja e publikuar tregon Ismajlajn të ulur në klasin e parë kur autoritetet futen brenda dhe e shoqërojnë atë duke e larguar nga aeroplani.
Kur policët e pyetën nëse e dinte pse ishin atje, ai u tha: “Po, është në çantën time”. “E harrova”, i tha ai një polici pasi zbret nga aeroplanit dhe i vihen prangat. Ai duket i qetë dhe bashkëpunues ndërsa policët kontrollojnë çantën e tij dhe gjejnë pistoletën.
Ismajlaj u akuzua për një kundërvajtje për mbajtjen e një arme zjarri të fshehur në aeroport. Ai do të paraqitet në gjykatë më 9 qershor.