KRONIKËRAJONISTAR CHANNEL

Shqiptari vr*u gruan në Selanik, zbardhet dëshmia e djalit: Kishin vendosur që të ndaheshin


Zbardhet dëshmia e djalit të gruas 60 vjeçare që u vra me thikë nga partneri shqiptar në Selanik.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai ka zbuluar për mediat greke se nëna e tij ishte me 46 vjeçarin prej 21 vitesh dhe se ai nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj. Ai thotë se kohët e fundit kishin pasur debate të shpeshta dhe se kishin vendosur që të ndaheshin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, ka thënë djali.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Djali shton se gjithçka duket se ka ndodhur kur nëna e tij ka parë 46-vjeçarin duke mbajtur një thikë në dorë gjatë debatit dhe ka menduar se donte të sulmonte 29-vjeçarin që ndodhej në shtëpi me to. Më pas ajo duket se i është lutur që të hedhë thikën, por ai e ka goditur atë në bark, duke i shkaktuar vdekjen.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Kur vëllai im e kuptoi se çfarë ndodhi, e sulmoi dhe më pas e goditi me thikë”, thotë djali i viktimës, duke theksuar se 46-vjeçari ka ikur menjëherë dhe se fatmirësisht vëllai i tij nuk ka rrezik për jetën.

I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button