AKTUALITETSTAR CHANNEL

Shqiptarja që takoi Parashqevi Simakun, Elvira Tata: E varfër, por e mençur, me dinjitet dhe shëndet…

Dy ditë më parë, një video e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, u bë virale në rrjetet sociale, ku shihej teksa fliste për ndihmat duke thënë se “na mbajnë gjallë”.

Shqiptarja që gjeti në Nju Jork të shtunën e kaluar ish-divën e skenës shqiptare, Elvira Tata ka arritur të bisedojë me Simakun në shqip e anglisht dhe sic ajo vetë shkruan, ka edhe video të tjera me këngëtaren e njohur.      

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Për të gjithë miqtë e mi jua shuajta pak atë kureshtjen për Parashqevinë. Ajo ishte në gjendje vërtet të varfër, por me një dinjitet të fortë dhe gëzonte shëndet të plotë. Kjo vidio e shkurtër pasi bëra shumë vidio sëbashku do t’ju tregojë që është një grua vitale, e mençur dhe më shumë dritë”,kështu shkruan Elvira Tata.

Ndërsa në një tjetër video, shqiptarja flet me Simakun, e cila ka folur në shqip pas shumë vitesh, duke thënë se ka vështirësi të komunikojë në shqip, pasi ka shumë vite që nuk e ka përdorur gjuhën e atdheut të saj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Me ty për herë të parë që kam folur shqip, kam harruar të gjithë këto vite dhe kam harruar. Studiova në anglisht”, dëgjohet të thotë Parashqevia.

Ndërkohë bashkëatdhetarja e saj i thotë që të mos humbë shpresën dhe se shqiptarët e duan po njësoj, si para shumë vitesh kur adhuronin zërin e saj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Tata e nxit që të lyej buzët dhe të rishfaqet e bukur para shqiptarëve që dukshëm këto ditë shfaqen nostagjinë për idhullin e tyre të 40-30 viteve më parë… 

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button