AKTUALITETKRONIKË
“Shtëpi bari” në mes të Tiranës, si e zbuloi ish-deputeti magazinën e drogës në përdorim të Kadastrës
Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me “shtëpinë e barit” të zbuluar në Tiranë.
Mësohet se magazine është shtetërore dhe kati i parë është në përdorim të Kadastrës, teksa për katin e dytë ku u gjend lënda narkotike ende nuk dihet kujt i takonte.
Ka qenë ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka ardhur për të parë magazinën e katit të parë të Kadastrës.
Kur ka parë katin e dytë të mbushur me drogë, ai ka lajmëruar minsitrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Ky i fundit ka lajmëruar më pas drejtorin e Policisë, Ilir Proda. Ende nuk dihet arsyeja pse ish-deputeti Halit Valteri kishte shkuar në këto ambiente.
Dyshohet se magazina përdorej prej një kohe të gjatë për kultivim droge dhe AMP ka dyshime se efektivët e Komisariatit Nr.2 kanë qenë në dijeni.