AKTUALITET
Shtëpia Botuese ‘Onufri’ deklaratë zyrtare për ndarjen nga jeta e Kadaresë: Ndërroi jetë në QSUT
Shtëpia botuese ‘Onufri’ përmes një reagimi zyrtar ka treguar detaje nga ndarja nga jeta e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare.
Shtëpia botuese konfirmon se Kadare humbi jetën mëngjesin e sotëm në QSUT, pasi pësoi një arrest kardiak.
“Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë.”, thuhet në reagimin e shtëpisë botuese