BOTASTAR CHANNEL
Shtëpia e Bardhë: Së shpejti Zelensky do të nënshkruajë marrëveshjen me ne për tokat me mineralet e rralla

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është gati të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar nga Uashingtoni për transferimin e tokave me mineralet e rralla.
Sipas këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, lideri ukrainas do ta nënshkruajë këtë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Do ta shihni në ditët në vijim”, tha zyrtari në konventën konservatore në Uashington.
Mineralet e Ukrainës janë lakmuar prej kohësh nga fuqitë e huaja dhe tani Trump dëshiron të ketë akses në burimet e saj si një formë dëmshpërblimi për miliarda dollarët që SHBA ka shpenzuar për të mbështetur vendin.