AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Shtëpinë e ke në Belishovë nuk e ke në Fier”, nusja i tregon “sinorët” vjehrrës: Çfarë pune ke bërë ti?

Perrija dhe Vitura, janë vjehrrë dhe nuse të cilat këtë të diel, 26 prill, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani vijnë përballë njëra-tjetrës për një banesë. Bëhet fjalë për një shtëpi 3 katëshe, e cila është ndarë çdo kat për secilin nga djemtë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Por, në certifikatën e pronësisë emri i Viturisë dhe bashkëshortit të saj Festimit nuk figuron, çka dhe ka nxitur konfliktet në familje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vitur shprehet se ka punuar dhe kontribuar për atë shtëpi, kurse Perrijeshprehet se nuk i takon pjesë nuses, por vetëm djalit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Vituri: Vjehrra ime bashkë me gjithë kunatin tim duan të më marrin shtëpinë. Kam sot e 27 vjet që jetoj në Greqi, në vitin 2018 kur kam ardhur në Shqipëria ka dalë certifikata, por emri im dhe i burrit tim nuk figuron. Figuron emri i kunatit, i kunatës dhe i vjehrrës. Pse emri im nuk është në certifikatë? Kërkojnë që të më marrin shtëpinë, më thonë që nuk ke pjesë këtu, që nuk të takon. Unë kam punuar kaq vite në Greqi, kam lënë kockat andej, kam lënë fëmijët rrugëve edhe e di shumë mirë ajo, që fëmijët e mi i kanë rritur prindërit e mi. Kaq vite kam luftuar për ato shtëpi dhe kur vjen puna më thotë se çfarë shtëpie kërkon ti moj zonjë. 

Reklama në FieriWeb

Perrije: Po ti moj çfarë kërkon tek vjehrra këtu, shtëpinë e kam bërë unë, nuk e ke bërë ti. Ti e ke pjesën te babai jot.

Vituri: Po jo moj zonjë! Nuk e ke bërë ti shtëpinë time. Shtëpinë time e kam bërë unë, kam vdekur për atë shtëpi.

Perrije: Nusja nuk shtëpi tek vjehrra!

Vituri: Shtëpinë e ke në Belishovë ti, nuk e ke në Fier. Ti dhuroju fëmijëve shtëpinë, që ke në Belishovë, jo atë që kam bërë unë.

Perrije: Shtëpinë e kam bërë për fëmijët e mi dhe jo për ty.

Vituri: Vjehrra ime e ka shtëpinë në Belishovë, nuk e ka atje, ato shtëpi i kanë bërë çunat. Unë ato shtëpi i kam bërë vetë, kam punuar me burrin. Shtëpinë i kam bërë vetë moj zonjë, nuk më nxjerr dot mua ti nga shtëpia ime.

/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button