AKTUALITETKRONIKË
Shtetasi Egjiptjan Humbi Jetën Pasi ra nga shtylla e Tensionit të Lartë. Policia e Fierit del me Njoftim Zyrtar
Patos/Informacion paraprak
Në spitalin rajonal të Fierit, mbasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.