AKTUALITET

“Shteti digjital”/ Më shumë punë për qytetarin, më pak për administratën? Hoda: E kundërta! Gjithë barra e dokumentacionit ka rënë mbi ne


Kreu i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado kaqenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur mbi lajmin e publikuar ditën e sotme nga kryeministri Rama për heqjen e sporteleve fizike të administratës publike.
Hado tha se një nismë e tillë nuk do të thoshte më pak punë për administratën por përkundrazi do të vështirësonte menaxhimin e informacioneve. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Por ndër të tjera, Hado u shpreh se pavarësisht heqjes së sporteleve publike, do të kishte një asistencë për personat të cilët nuk do të ishin në gjendje të bënin aplikime online. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pyetje: Kthimi “online” i të gjitha sporteleve, si do të funksionojë kjo nismë?

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Hado: Në fakt ky nuk është një hap që po ndërmerret sot për herë të parë. Ne e kemi filluar që në janar të vitit 2021. Që do të thotë se të gjithë qytetarët kanë aplikuar në portalin “e-Albania”. Ka dy vite e disa muaj që qytetarët aplikojnë online. Një pjesë e tyre e bëjnë vetë por një pjesë tjetër ka pasur ndihmën e punonjësve të sporteleve publike. Tashmë nuk do jetë më e nevojshme diçka e tillë. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Qytetarët të cilët do të kenë vështirësi në aplikimin online sigurisht që do të kenë ndihmën e punonjësve të sigurimeve shoqërore. Po do të bëhen edhe disa video ku shpjegohet sesi mund të aplikohet.

Pyetje: A keni pasur diskutime me qytetarët për një hap të tillë, sepse një person i moshuar nuk mund të përdorë diçka të tillë?

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Hado: Ky është një proces. Sigurisht që do kenë problematikë sepse ka shumë të moshuar që nuk janë edhe aq të familjarizuar me teknologjinë. Fakti që do mbyllim sportelet fizike nuk do të thotë se do ndërpresim përkujdesjen për klientin.

Pyetje: Më pak punë për administratën dhe më shumë për qytetarët?

Hado: Nuk bie dakord me këtë, aplikimi është çerek ore, maksimumi 30 minuta dhe pastaj e gjitha barra e provës na ka rënë ne. I gjithë dokumentacioni për të nxjerrë një dosje pensioni na ka rënë ne./FaxNews

Related Articles

Back to top button