“Shtrenjtohen” bashkimet familjare! Anglia rrit në 38 mijë e 700 sterlina të ardhurat që duhet të ketë pritësi
Qeveria angleze paraqiti disa ndryshime drastike në ligjin e emigracionit me ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek emigrantët shqiptarët të cilët duan të realizojnë bashkimet familjare.
Nëse një emigrant shqiptarë sponsor i vizës së martesës apo bashkimit familjarë me ligjin aktual duhet të vërtetonte se kishte të ardhura vjetore 18.600 stërlina, me ndryshimet ligjore duhet të dëshmojë se të ardhurat vjetore i ka 38.700 stërlina.
Ndryshimet ligjore që hynë në fuqi më 1 Prill 2024 u paraqitën në parlament nga sekretari shtetit për çështjet e brendshme James Cleverly. Ai deklaroi se është koha të themi “boll është boll” kur flasim për emigracionin në Angli. Sipas qeverisë angleze ndryshimi ligjit synon uljen e numrit të emigrantëve në 300.000 në vit.