AKTUALITET

“Si deputet i Fierit kam…”- Vrasja e policit, Luan Baçi: E njoh vrasësin dhe kam bërë foto me të, por atëhere ka qenë qytetar i ndershëm


Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në fjalën e tij në protestën para Bashkisë së Tiranës, ka folur edhe në lidhje me foton që qarkullon së fundmi, ku ai shihet sëbashku me Azgan Mernica, 23-vjeçarin që vrau ditën e djeshme (13 prill), efektivin, Novruz Cenalia.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Baçi tha se si deputet i Fierit ka shumë njohje, takime dhe dreka-darka më shumë qytetar demokrat dhe jo vetëm, duke konfirmuar se e njeh autorin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai shton se fotoja është bërë në vitin 2021, dhe atëhere Mernica sipas tij nuk ka qenë kriminel, por një qytetar i ndershëm dhe familjar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Baçi: Unë këtu jam edhe për t’iu drejtuar punonjësve të policisë, së pari për t’i dhënë përgjigje shumë gazetarëve dhe mediave, që po më  bëjnë sms për t’i dhënë një përgjigje  intime në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Unë shpreh ngushëllime të sinqerta për policin e vrarë. Por po ashtu konfirmoj se si deputet  i Fierit kam shumë njohje,  foto dhe takime dhe me qytetarë demokrat dhe jo vetëm, një ndër ata edhe vrasësi i atij polici.

Po ju media që e keni nxjerrur, po ju përgjigjem live, e njoh Azgan Merlicën. Në 2021 kur ka bërë atë foto me mua nuk ka qenë një kriminel, por një qyetar i ndershëm.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

E dënoj veprimin e tij, shpreh keqardhje.

Related Articles

Back to top button