Si mbeti e paprekur shtëpia në Hawaii mes zjarreve shkatërruese
Shtëpitë dikur shumëngjyrëshe të qytetit historik Maui, në ishullin Hawaii tani janë shkatërruar. Gjithçka është bërë hi, përveç një shtëpie.
Fotot ajrore tregojnë një shtëpi me një fasadë të bardhë të paprekur dhe çati të kuqe ende në këmbë.
Fotoja u bë menjëherë virale, me disa që pyesin nëse mund të jetë fotoshop. Mediat, megjithatë, shkruajnë se e vërteta është se pronarët e shtëpisë, Dora Atwater Millikin dhe bashkëshorti i saj Dudley, bënë rregullime herë pas here që ndihmuan në shpëtimin e pronës së tyre.
Një pjesë e kësaj përfshinte zëvendësimin e çatisë me një çelik të rëndë dhe heqjen e gjetheve përreth shtëpisë, tha Atwater Millikin për Los Angeles Times.
Më tej ajo tha se nuk kishin ndërmend të bënin rregullime që do ta mbronin specifikisht nga zjarri kur nisën ta rinovonin.
“Është një shtëpi 100 për qind prej druri, kështu që nuk është se e kemi pasur në plan ta bëjmë rezistente nga zjarri apo ndonjë gjë tjetër”, tha ajo.
Ata vendosën edhe gurë rreth shtëpisë.
Më pas, tha ajo për Los Angeles Times, hoqëm gjethet përreth shtëpisë sepse donim të merrnim masa parandaluese kundër përhapjes së termiteve në kornizën prej druri të shtëpisë.
“Ne i duam ndërtesat e vjetra, kështu që thjesht donim t’i bënim homazhe asaj ndërtese,” tha Atwater Millikin.
Ndryshimet, edhe pse të vogla, në fund të fundit ishin vendimtare për të mbajtur shtëpinë larg nga zjarri. Atwater Millikin u shpreh se ata kishin humbur disa nga fqinjët e tyre në zjarret që pushtuan Hawaiin.
“Shumë njerëz vdiqën. Kaq shumë njerëz humbën gjithçka, dhe ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të rindërtojmë. Të gjithë duhet të ndihmojnë në rindërtimin,” tha ajo për Los Angeles Times.