KRONIKË
Si mësuan prindërit nga Facebook për lidhjen e vajzës me 27-vjeçarin, zbardhet dëshmia e 13-vjeçares: Kryem marrëdhënie me dëshirë, e gënjeva për moshën
Të tjera detaje janë mësuar nga rasti në Pogradec ku një 27-vjeçar u arrestua pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Burime bëjnë me dije se vajza 13-vjeçare ka deklaruar para policisë se e gjithë marrëdhënia mes saj dhe 27-vjeçarit ka qenë me dëshirë. Ajo ka shtuar se e ka gënjyer 27-vjeçarin për moshën reale dhe ai nuk kishte faj në këtë mes.
Duket se kanë qenë familjarët e vajzës që e kanë denocuar në polici të riun pasi vajza kishte vendosur një foto profili me të shoqëruar me një unazë. Nga ana tjetër 27-vjeçari ka deklaruar para oficerëve se kishte qëllime serioze me të miturën dhe se nuk e dinte moshën reale të saj.