KRONIKË

Si u fut arma në burgun e Peqinit? Gazetari i njohur ngre dyshimet e forta dhe zbardh prapaskenat e bujshme: Mund ketë bashkëpunim me policinë, tentativat vijnë dhe nëpërmjet…

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga i dënuari përjetë Sokol Mjacaj ka tronditur opinionin publik. Pikëpyetje të shumta janë ngritur mbi mënyrën sesi është futur arma në këtë institucion.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Por gazetari Julian Kasapi nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me policinë brenda burgut.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Në kartolina të viti të ri futeshin thika apo sende të paligjshme dhe përgjatë viteve ka evoluar mënyra si u futen këto sende, pse jo nëpërmjet dronit. Unë jam i prirur të mendoj se mund të ketë bashkëpunim brenda burgut, bëhen palë për shkak të pagës se gardianët çdo ditë e më shumë po bien pre e korrupsionit për të futur drogë apo celularëve brenda burgjeve shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Nuk përjashtoj pjesën e bashkëpunimit për shkak të pagës së tyre të pamjaftueshme. Tentativat vijnë edhe nëpërmjet ajrimit. Nëse ke një celular brenda burgut koordinimi është shumë e thjeshtë”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Për gazetarin Kasapi, ka patur një plan të organizuar për vrasjen e Arben Lleshit. Sipas tij kjo lidhet me një ngjarje hakmarrje për shkak të vrasjes së shqiptarit Agim Hoxha në Angli nga viktima dhe Afrim Lleshi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

“Arben Lleshi së bashku me Afrim Lleshin që nuk kanë lidhje farefisnore dyshohet se kanë vrarë një bashkëkombasin e tyre që merrej me trafikun e lëndëve narkotike Agim Hoxha. Afrim Lleshi është dënuar me 32 vite burg.

Në gjykatë në Angli ka thënë se e vrava se më kërcënoi për një pazar të shkuar keq të drogës, dhe ajo që rëndon ngjarjen është djegia e makinës kur Hoxha ka qenë në automjet. Të gjitha dyshimet tani të çojnë te Lleshaj, i gjithë informacioni tregon pikëpyetjet e mëdha sesi futen këto armë në sistemin e burgjeve”.

Related Articles

Back to top button