KRONIKË

Si u shkatërrua grupi që do transportonte rreth 500 kg kanabis drejt Turqisë, zbardhen emrat e të arrestuarve, roli i dy vëllezërve…


Rreth 500 kg drogë, me destinacion Turqinë përmes rrugës detare janë sekuestruar nga policia e Vlorës, ndërsa në pranga ranë 7 persona.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia e Vlorës sqaroi se ka arrestuar shtetasit, Idrizi Memimaj, Romir Meminaj, Emanule Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuliano Gjoni, Laurent Likaj, Altin Meçi ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Këta shtetas kishin përpunuar dhe ambalazhuar lëndën narkotike në magazinën e 2 vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të forcave pjesëmarrëse në këtë operacion është bërë e mundur që në lagjen “11 Janari”, të bllokohet automjeti që drejtohej nga shtetasi Nertin Gjoni.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e magazinës, në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë shtetasit Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjithashtu, në vijim të operacionit janë kapur dhe disa shtetas të përfshirë në këtë rast, si dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.

Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni ka rezultuar se këta shtetas vepronin të organizuar në formën e një grupi , për të prodhuar, ambalazhuar dhe trafikuar lëndë narkotike kanabis, jashtë vendit.

Related Articles

Back to top button