BOTAKRONIKË

Si u vra nga karabinierët Haxhi Çollaku, në Shqipëri kishte qenë mësues matematike, vajza e mitur njoftoi…

Mediat italiane kanë zbuluar  detaje në lidhje me vrasjen e shqiptarit Haxhi Çollaku, nga karabinierët italianë, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e Padovës. 55-vjeçari kishte shkuar në banesën e ish-gruas së tij e cila kishte urdhër mbrojtje, dhe qëndronte me makinë në shenjë presioni.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vajza e mitur e Çollakut ka njoftuar policinë, që mbërritën menjëherë pranë banesës ku ndodhi edhe përplasja me Çollakun, i cili kishte punuar si mësues matematike në Shqipëri, derisa zgjodhi emigrimin si një mundësi finciare më të mirë për familjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kur mbërritën karabinierët pranë banesës së ish-gruas së Çollakut, ai nuk dukej i shqetësuar. Pasi e identifikuan, të dy karabinierët e ftuan të largohej. Çollaku ishte kthyer fillimisht me makinë. Më pas ai kishte shtypur gazin e makinës për të marrë para një prej karabinierëve, të cilin më pas dyshohet se e ka sulmuar edhe me thikë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në atë moment kolegu i karabinierit të lënduar qëlloi katër herë me armë. Më pas mbërritën ambulancat, ku Çollaku mësohet se fillimisht u dërgua me shenja jete në spital, ku humbi edhe jetën, ndërkohë që karabinieri po merr trajtim për shkak të disa frakturave.

Reklama në FieriWeb

Tashmë prokurorit do t’i duhet të rindërtojë dinamikën e saktë të fakteve duke dëgjuar dëshmitë. Karabinieri i cili ndodhet ende në spital për shkak të lëndimeve, pritet të merret gjithashtu në pyetje. Komandanti i Karabinierëve të Padovës Gaetano La Roça karabinierët kanë vepruar në bazë të rregullores, pasi janë gjendur nën sulm.

Related Articles

Back to top button