AKTUALITETSTAR CHANNEL

Siguria në shkolla – edhe Fierit i shtohen oficerë të rinj sigurie

Në kuadër të përforcimit të masave për sigurinë e nxënësve në shkolla, Policia e Shtetit ka certifikuar 112 oficerë të rinj sigurie, mes të cilëve edhe disa që do të shërbejnë në shkollat e qytetit dhe qarkut të Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ceremonia e certifikimit u zhvillua në Akademinë e Sigurisë, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, uroi oficerët për detyrën e tyre të re, duke e cilësuar këtë si një etapë të rëndësishme në përpjekjet e përbashkëta për të rritur sigurinë në mjediset arsimore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Siguria në shkolla nuk është vetëm një proces dhe detyrim policor, por një proces institucional e shoqëror ku kontribuojnë së bashku të gjithë aktorët: oficerët e sigurisë, mësuesit, prindërit, psikologët, pushteti vendor, vetë nxënësit dhe qytetarët,” – theksoi Proda.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ai shtoi se oficerët e sigurisë nuk janë vetëm zbatues të ligjit, por edhe këshilltarë, mbështetës dhe edukatorë, që ndërtojnë ura bashkëpunimi midis Policisë dhe shkollave.

Reklama në FieriWeb

Në Fier, këta oficerë do të jenë të pranishëm në disa institucione arsimore për të garantuar mjedise të sigurta, për të parandaluar konfliktet, bullizmin, dhe për të ndihmuar në edukimin qytetar dhe ligjor të nxënësve.

Që prej vitit 2019, në Akademinë e Sigurisë zhvillohet kursi “Trajnimi për oficerët e sigurisë në shkollat publike”, dhe deri më sot janë përgatitur 7 breza oficerësh të specializuar për këtë mision.

Në mbyllje të fjalës së tij, Proda u bëri thirrje oficerëve të rinj:

“Edhe pse nuk mbani uniformë policie, konsiderojeni veten si të tillë, për sigurinë e fëmijëve tanë. Vetëm së bashku mund të garantojmë që shkolla të jetë vendi më i sigurt për ta.”

Kjo nismë e Policisë së Shtetit vlerësohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shkollës, prindërve dhe institucioneve ligjzbatuese, për t’u siguruar që çdo nxënës në Fier dhe në mbarë vendin të ndjehet i mbrojtur dhe i sigurt në ambientet shkollore.

Related Articles

Back to top button