AKTUALITETSTAR CHANNEL
Situata në Qarkun e Fierit – Vjosa rrit prurjet, Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati.

Informacion i orës 08:00, datë 11.01.2026, mbi situatën në Qarkun Fier
Aktualisht, në Qarkun Fier nuk ka reshje shiu.
Deri në këto momente, situata paraqitet si më poshtë:
- Nuk ka infrastrukturë kritike të dëmtuar.
- Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.
- Furnizimi me energji elektrike është në normalitet.
- Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet.
- Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmëri të plotë.
Situata hidrike:
- Prurjet në lumin Vjosë janë në kuota të larta, me tendencë në ulje, referuar të dhënave nga ura e Memaliajt.
- Vazhdon tërheqja e ujërave në drejtim të Hidrovorit të Darëzezës nga tokat bujqësore të prekura nga përmbytja e lumit Vjosë.
- Prurjet në lumin Seman janë në kuota të larta.
- Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz, Njësia Administrative Fiershegan, Bashkia Lushnje, duke shkaktuar prezencë uji në oborret e banesave.
- Lumi Seman ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave në zonat Roskovec–Patos dhe Fier.
- Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në fshatin Thanasaj, ka kaluar nivelin e argjinaturës dhe ka prekur rreth 20 banesa.
Në terren ndodhen strukturat e Bashkisë Lushnje, të cilat po shqyrtojnë mundësinë e evakuimit të banorëve të prekur.




