AKTUALITETSTAR CHANNEL
Situata nga përmbytjet/ Forcat e Armatosura evakuojnë banorët pranë lumit Seman

Vendi vijon të përballet me motin e keq. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njofton se Forcat e Armatosura kanë qenë gjatë gjithë natës së kaluar në terren, të angazhuara kryesisht në të dy anët e lumit Seman për evakuimin e banorëve.
Sipas Ministrit, evakuimi i banorëve në fshatrat buzë lumit, në territorin e bashkive Kuçovë dhe Dimal, ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, si masë parandaluese për garantimin e sigurisë së tyre.




