KRONIKËSTAR CHANNEL
Situatë alarmante në Mallakastër, zjarri del jashtë kontrollit dhe i afrohet zonave të banuara
Situata nga zjarri në Mallakastër është alarmante. Flakët kanë përfshirë masive të mëdha me pisha dhe kanë kaluar edhe rrugën që lidh fshatin Riban me Panahorin, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Zjarri vijon të jetë jashtë kontrollit dhe po avancon në drejtim të qendrave të banuara, duke rritur rrezikun për banesat. Në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura, punonjës të emergjencave civile dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrave, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vazhdon.




