Situatë apokaliptike në Shëngjin/ Zjarri kërcënon banesat dhe bizneset, zjarrfikëset në luftë me flakët
Situata nga zjarri i rënë që prej mbrëmjes së djeshme në Shëngjin është tejet kritike.
Vatrat e zjarrit të favorizuara edhe nga i nxehti e era janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën.
Kjo ka bërë që shumë pushues të largohen nga hotelet dhe të ndërpresin pushimet.
Ndërkohë flakë u janë afrua banesave dhe bizneseve, duke prekur disa prej tyre.
Një ‘beach bar’ dhe çadrat e një resorti po digjen aktualisht, ndërkohë që flakët rrezikojnë hotelin që ndodhet shumë pranë vatrave të zjarrit.
Forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët, që po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.
Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.